8 : 18 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَلَمۡ تَقۡتُلُوۡہُمۡ وَلٰکِنَّ اللّٰہَ قَتَلَہُمۡ ۪ وَ مَا رَمَیۡتَ اِذۡ رَمَیۡتَ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ رَمٰی ۚ وَ لِیُبۡلِیَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ مِنۡہُ بَلَآءً حَسَنًا ؕ اِنَّ اللّٰہَ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۸﴾
    8 : 18 Pra, ju nuk i vratë, por Allahu i vrau ata dhe (o Muhammed!), kur ti gjuajte gurë (në drejtim të tyre), nuk i gjuajte ti, por i gjuajti Allahu. Kjo ndodhi që Ai t’i vinte besimtarët në një sprovë të mirë. Sigurisht, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
    Shpjegime

    Ky ajet flet për fitoren madhështore të betejës së Bedrit, e cila në dukje u realizua nga forcat e sahabëve, por kur ata i vrisnin mohuesit, i vrisnin për shkak të një caktimi prej Zotit. Një shenjë e dukshme e këtij caktimi u shfaq atëherë kur Profeti Muhammed s.a.v.s. gjuajti gurë në drejtim të mohuesve dhe, në mbështetje të veprimit të tij, filloi një furtunë e fuqishme drejt tyre. Kjo bëri që mohuesit thuajse të mos shikonin asgjë dhe për ushtrinë e muslimanëve ishte e lehtë t’i mundte. Po në këtë formë erdhi edhe ndihma e engjëjve që u përmend pak më sipër.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp