8 : 8 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ یَعِدُکُمُ اللّٰہُ اِحۡدَی الطَّآئِفَتَیۡنِ اَنَّہَا لَکُمۡ وَ تَوَدُّوۡنَ اَنَّ غَیۡرَ ذَاتِ الشَّوۡکَۃِ تَکُوۡنُ لَکُمۡ وَ یُرِیۡدُ اللّٰہُ اَنۡ یُّحِقَّ الۡحَقَّ بِکَلِمٰتِہٖ وَ یَقۡطَعَ دَابِرَ الۡکٰفِرِیۡنَ ۙ﴿۸﴾
    8 : 8 Dhe (kujtoni) kur Allahu ju premtoi njërin prej dy grupeve që ai do të ishte për ju, dhe ju dëshironit të kishit pjesën që nuk ju vështirësonte ju. Kurse Allahu dëshironte ta vërtetonte të vërtetën përmes fjalëve të Tij e ta priste rrënjën e mohuesve.
    Shpjegime

    Bëhet fjalë për betejën e parë të muslimanëve, që quhet Beteja e Bedrit e që ndodhi rreth 13 muaj pas Hixhretit. “Dy grupet” nënkuptojnë: (1) ushtrinë mekase, plotësisht të armatosur dhe që kishte ardhur e përgatitur për të mbrojtur karvanin e tyre tregtar, dhe (2) karvanin mekas që kthehej nga veriu për të shkuar në Mekë dhe që ishte i armatosur lehtë. Muslimanët natyrshëm donin të ndesheshin me karvanin, por qëllimi i Zotit ishte të përballeshin me ushtrinë, në mënyrë që, siç pohojnë fjalët e këtij ajeti, Allahu ta zbulonte të Vërtetën me fjalët e Tij dhe t’ua priste rrënjët mohuesve mekas. Lexoni edhe 3:14 dhe 8:42-45.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp