- اِنَّ الَّذِیۡنَ عِنۡدَ رَبِّکَ لَا یَسۡتَکۡبِرُوۡنَ عَنۡ عِبَادَتِہٖ وَ یُسَبِّحُوۡنَہٗ وَ لَہٗ یَسۡجُدُوۡنَ ﴿۲۰۷﴾٪ٛ7 : 207 Sigurisht, ata që janë pranë Zotit tënd, nuk mburren me adhurimin ndaj Tij, e përkujtojnë Atë dhe Atij i bëjnë sexhde.Shpjegime
Te ky ajet vjen sexhdeja e parë e Kuranit. Ishte praktikë e Profetit s.a.v.s. që kudo që një ajet i Kuranit fliste për besimtarët që të bënin sexhde para Zotit, ai e bënte sexhden dhe, edhe sahabët e ndiqnin atë. Në hadithe përmendet që Profeti s.a.v.s. në sexhden e Kuranit, përveç përkujtimit të Zotit, bënte edhe disa lutje. Njëra prej tyre është kjo: “Fytyra ime po i bën sexhde Atij që e krijoi, i dhuroi veshët dhe sytë përmes mrekullisë dhe fuqisë së Tij.” (Tirmidhi, nr. 3425).