7 : 177 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَوۡ شِئۡنَا لَرَفَعۡنٰہُ بِہَا وَ لٰکِنَّہٗۤ اَخۡلَدَ اِلَی الۡاَرۡضِ وَ اتَّبَعَ ہَوٰٮہُ ۚ فَمَثَلُہٗ کَمَثَلِ الۡکَلۡبِ ۚ اِنۡ تَحۡمِلۡ عَلَیۡہِ یَلۡہَثۡ اَوۡ تَتۡرُکۡہُ یَلۡہَثۡ ؕ ذٰلِکَ مَثَلُ الۡقَوۡمِ الَّذِیۡنَ کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِنَا ۚ فَاقۡصُصِ الۡقَصَصَ لَعَلَّہُمۡ یَتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۱۷۷﴾
    7 : 177 Po të donim, do ta ngrinim me to, por ai anoi nga toka dhe ndoqi dëshirën e vet. Ndaj, shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e sulmon, nxjerr gjuhën, nëse e lë, nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i popullit që i quajnë gënjeshtra shenjat Tona. Andaj, rrëfeju këto histori, që ndoshta reflektojnë.
    Shpjegime

    Personi që përmendet në këtë ajet, komentuesit e quajnë Bal’em Ba’ur, të cilit Zoti i Madhërishëm i kishte dhuruar dhunti shpirtërore që ai t’i afrohej Zotit, por për fatin e tij të keq, ai parapëlqeu të anonte nga bota. Shembulli i tij, thotë Kurani, është si i atij qeni që dihat edhe nëse dikush e sulmon, edhe kur nuk e sulmon. Edhe njeriu në fjalë, pasi devijoi nga rruga e drejtë, zuri të propagandonte gënjeshtrën.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp