7 : 173 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ اَخَذَ رَبُّکَ مِنۡۢ بَنِیۡۤ اٰدَمَ مِنۡ ظُہُوۡرِہِمۡ ذُرِّیَّتَہُمۡ وَ اَشۡہَدَہُمۡ عَلٰۤی اَنۡفُسِہِمۡ ۚ اَلَسۡتُ بِرَبِّکُمۡ ؕ قَالُوۡا بَلٰی ۚۛ شَہِدۡنَا ۚۛ اَنۡ تَقُوۡلُوۡا یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ اِنَّا کُنَّا عَنۡ ہٰذَا غٰفِلِیۡنَ ﴿۱۷۳﴾ۙ
    7 : 173 Dhe (kujtoni) kur Zoti yt mori pasardhësit e tyre nga bijtë e Ademit, nga kurrizi i tyre, dhe i bëri të dëshmojnë mbi vetveten (duke pyetur): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, ne dëshmuam”. Që të mos thoni Ditën e Kiametit: “Kemi qenë të pavetëdijshëm për këtë!”
    Shpjegime

    Bijve të Ademit përpara se ata të lindnin iu mor betimi që ata të dëshmonin ekzistencën e Zotit të Madhërishëm. Po si mund të merrej betimi nga njerëzit që ende nuk kishin lindur? Zoti i Madhërishëm paraqet në formë tregimi vetinë që Ai ka lënë në shpirtrat, në gjenezën e tyre, dhe sipas kësaj vetie asnjë shpirt nuk mund ta mohojë Zotin. Kurse ata që e mohojnë, e mohojnë për shkak se nuk gjejnë ndonjë argument të ekzistencës së Tij sipas mendimit të tyre. Por pavarësisht nga mohimi, ata besojnë se çdo gjë që është e krijuar, ka nevojë për një krijues. Nuk ka njeri në botë me mendje të shëndoshë, që kur i shfaqet ndonjë sëmundje në trup, të ngulmojë se ajo i ka dalë pa asnjë shkak. I gjithë ky sistem po të mos ishte i lidhur me një zinxhir shkak-pasojë, do të ishte e pamundur të parashikonim kohën e përmbytjeve ose të tornadove, të eklipseve diellore ose hënore; do të ishte e pamundur të thoshim se pas kaq kohe ky i sëmurë do të vdesë, ose pasi kalon kaq kohë me këtë sëmundje, ai do të ketë sëmundjen tjetër, etj.. Kështu që, një studiues i tillë që pavarësisht se nuk beson në Zot, në një farë mënyre ai edhe ka besuar, për sa kohë që ashtu si ne, kërkon shkakun e pasojave. Edhe ky është një lloj pranimi, ndonëse jo i plotë. Përveç kësaj, një mohues të Zotit nëse me ndonjë metodë e bën pa ndjenja, në mënyrë që të shkëputet nga mendimet e ulëta dhe dëshirat tokësore dhe ai i gjithi të mbetet nën kontrollin e Qenies Supreme, ai do të pohojë përbrenda ekzistencën e Zotit dhe nuk do ta mohojë Atë, siç dëshmon përvoja e studiuesve të mëdhenj të kësaj fushe. Pikërisht për këtë gjendje flet ajeti i mësipërm dhe kuptimi i tij është se mohimi i ekzistencës së Zotit qëndron vetëm në gjendjen ku njeriu është i rrethuar me tundime, përndryshe ndërgjegjja e pastër është e mbushur me pohimin e Tij. Lexoni edhe 53:43.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp