7 : 159 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ یٰۤاَیُّہَا النَّاسُ اِنِّیۡ رَسُوۡلُ اللّٰہِ اِلَیۡکُمۡ جَمِیۡعَۨا الَّذِیۡ لَہٗ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ یُحۡیٖ وَ یُمِیۡتُ ۪ فَاٰمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہِ النَّبِیِّ الۡاُمِّیِّ الَّذِیۡ یُؤۡمِنُ بِاللّٰہِ وَ کَلِمٰتِہٖ وَ اتَّبِعُوۡہُ لَعَلَّکُمۡ تَہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۵۹﴾
    7 : 159 Thuaju: O njerëz! Sigurisht, unë jam i Dërguari i Allahut për ju të gjithë, i Atij që ka sundimin e qiejve dhe të tokës. Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij. Ai jep jetë dhe vdekje. Andaj, besojeni Allahun, të Dërguarin e Tij, Profetin e pashkolluar, i cili beson Allahun dhe engjëjt e Tij, dhe ndiqeni atë, në mënyrë që të udhëzoheni.
    Shpjegime

    Vetëm Kurani i Shenjtë deklaron hapur se ai është për mbarë njerëzimin dhe Profeti që e solli atë është për të gjithë popujt. Diku tjetër në Kuran pohohet: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty, përveçse si mëshirë për botët” (21:108) “… që ai të jetë alarmues për të gjitha botët” (25:2). Asnjë nga Librat Hyjnorë përpara Kuranit nuk deklaroi të ishte për të gjithë popujt e botës. Andaj, Profeti Muhammed s.a.v.s. u dërgua si Profet jo vetëm për arabët, por për të gjitha kombet, dhe jo vetëm për të pashkolluarit, por për çdo shtresë të njerëzimit. Shkurt, Kurani i Shenjtë erdhi si Libër Hyjnor për të dritësuar aftësitë e çdo njeriu.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp