7 : 151 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَمَّا رَجَعَ مُوۡسٰۤی اِلٰی قَوۡمِہٖ غَضۡبَانَ اَسِفًا ۙ قَالَ بِئۡسَمَا خَلَفۡتُمُوۡنِیۡ مِنۡۢ بَعۡدِیۡ ۚ اَعَجِلۡتُمۡ اَمۡرَ رَبِّکُمۡ ۚ وَ اَلۡقَی الۡاَلۡوَاحَ وَ اَخَذَ بِرَاۡسِ اَخِیۡہِ یَجُرُّہٗۤ اِلَیۡہِ ؕ قَالَ ابۡنَ اُمَّ اِنَّ الۡقَوۡمَ اسۡتَضۡعَفُوۡنِیۡ وَ کَادُوۡا یَقۡتُلُوۡنَنِیۡ ۫ۖ فَلَا تُشۡمِتۡ بِیَ الۡاَعۡدَآءَ وَ لَا تَجۡعَلۡنِیۡ مَعَ الۡقَوۡمِ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۵۱﴾
    7 : 151 Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, tha: “Sa keq më keni përfaqësuar prapa meje! A nxituat në lidhje me porosinë e Zotit tuaj?!” Ai i hodhi (përtokë) pllakat dhe e kapi vëllain e tij për koke, duke e tërhequr nga vetja. (Vëllai) i tha: “O bir i nënës sime! Populli më bëri të pafuqishëm dhe gati do të më vriste, andaj, mos më bëj shkak të talljes së armiqve dhe mos më llogarit me popullin keqbërës.”
    Shpjegime

    Hazret Musai a.s. e kapi Harunin a.s. për koke, jo sepse ky i fundit kishte predikuar a mbështetur adhurimin e viçit, siç pohohet në Bibël (Eksodi 32:‌2-4), por sepse nuk i ndaloi dot me sukses njerëzit të adhuronin viçin. Zemërimi i Hazret Musait a.s. ishte i justifikuar sepse e gjithë puna tij ishte vënë në rrezik.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp