7 : 138 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اَوۡرَثۡنَا الۡقَوۡمَ الَّذِیۡنَ کَانُوۡا یُسۡتَضۡعَفُوۡنَ مَشَارِقَ الۡاَرۡضِ وَ مَغَارِبَہَا الَّتِیۡ بٰرَکۡنَا فِیۡہَا ؕ وَ تَمَّتۡ کَلِمَتُ رَبِّکَ الۡحُسۡنٰی عَلٰی بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ۬ۙ بِمَا صَبَرُوۡا ؕ وَ دَمَّرۡنَا مَا کَانَ یَصۡنَعُ فِرۡعَوۡنُ وَ قَوۡمُہٗ وَ مَا کَانُوۡا یَعۡرِشُوۡنَ ﴿۱۳۸﴾
    7 : 138 Dhe popullit që cilësohej i dobët, Ne ia trashëguam pjesët lindore të tokës dhe ato perëndimore të saj, të cilat i kishim bekuar. U përmbushën fjalët e bukura të Zotit tënd ndaj bijve të Izraelit, për shkak se ata duruan dhe Ne e shkatërruam atë që bënin Faraoni dhe populli i tij, si dhe kullat që ata ndërtonin.
    Shpjegime

    Sipas frazeologjisë arabe, fjalët “pjesët lindore të tokës dhe ato perëndimore të saj” gjithashtu nënkuptojnë mbarë vendin. Toka e Shenjtë është ajo që u ishte premtuar pasardhësve të Ibrahimit a.s. dhe të Jakubit a.s. (5:22). Ajo ishte e bekuar sepse do të ishte vendi ku izraelitët do të lulëzonin, do të gëzonin prosperitet dhe do të bëheshin një komb i madh.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp