7 : 74 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِلٰی ثَمُوۡدَ اَخَاہُمۡ صٰلِحًا ۘ قَالَ یٰقَوۡمِ اعۡبُدُوا اللّٰہَ مَا لَکُمۡ مِّنۡ اِلٰہٍ غَیۡرُہٗ ؕ قَدۡ جَآءَتۡکُمۡ بَیِّنَۃٌ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ ؕ ہٰذِہٖ نَاقَۃُ اللّٰہِ لَکُمۡ اٰیَۃً فَذَرُوۡہَا تَاۡکُلۡ فِیۡۤ اَرۡضِ اللّٰہِ وَ لَا تَمَسُّوۡہَا بِسُوۡٓءٍ فَیَاۡخُذَکُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۷۴﴾
    7 : 74 Dhe te themudët (dërguam) vëllain e tyre, Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, nuk keni të adhurueshëm tjetër përveç Atij. Tashmë ju ka ardhur një provë e qartë nga Zoti juaj. Kjo është deveja e Allahut, një shenjë për ju, andaj, lëreni atë të ushqehet në tokën e Allahut dhe mos e prekni me të keqe, sepse do t’ju zërë një ndëshkim i dhimbshëm.
    Shpjegime

    1) Themudët jetuan në pjesën perëndimore të Arabisë, në zonat që shtriheshin nga Edeni deri në veri në kufi me Sirinë. Ata jetuan para kohës së Ismailit a.s.. Territori i tyre kufizohej me atë të adëve, por ata në përgjithësi jetonin nëpër kodra.

    2) Salihu a.s. jetoi pas Hudit a.s., dhe mund të ketë qenë bashkëkohës i Hazret Ibrahimit a.s..

    3) Deveja ishte mjeti kryesor i transportit në atë zonë dhe pikërisht me devenë e tij Profeti Salih a.s. udhëtonte nga një vend në tjetrin për të predikuar mesazhin e Zotit. Vënia e pengesave në lëvizjen e lirë të devesë apo dëmtimi i saj ishte i barabartë me pengimin e punës që Zoti i kishte besuar Salihut a.s., përndryshe, deveja e tij nuk qe ndonjë kafshë e pazakontë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp