7 : 58 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ ہُوَ الَّذِیۡ یُرۡسِلُ الرِّیٰحَ بُشۡرًۢا بَیۡنَ یَدَیۡ رَحۡمَتِہٖ ؕ حَتّٰۤی اِذَاۤ اَقَلَّتۡ سَحَابًا ثِقَالًا سُقۡنٰہُ لِبَلَدٍ مَّیِّتٍ فَاَنۡزَلۡنَا بِہِ الۡمَآءَ فَاَخۡرَجۡنَا بِہٖ مِنۡ کُلِّ الثَّمَرٰتِ ؕ کَذٰلِکَ نُخۡرِجُ الۡمَوۡتٰی لَعَلَّکُمۡ تَذَکَّرُوۡنَ ﴿۵۸﴾
    7 : 58 Është Ai që dërgon erërat si lajmëmira përpara mëshirës së Tij. Kur ato mbartin re të ngarkuara, Ne i shpiem drejt një toke të vdekur, lëshojmë ujë prej tyre dhe nxjerrim përmes tij (pra, përmes ujit) gjithfarë frutash. Kështu i nxjerrim të vdekurit (duke i ringjallur), që ju të reflektoni.
    Shpjegime

    Shembulli i dhënë, siç thotë ajeti, është “që ju të reflektoni”. Pra, Zoti thotë – ashtu siç Unë e ringjall tokën pas vdekjes së saj me ujin qiellor, në të njëjtën mënyrë, kur njerëzimi degradohet dhe devijon tërësisht nga rruga e drejtë, në tokën e zemrës së njeriut Unë lëshoj ujin qiellor, zbulesën, nëpërmjet së cilës shpirtrat e vdekur ringjallen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp