7 : 32 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰبَنِیۡۤ اٰدَمَ خُذُوۡا زِیۡنَتَکُمۡ عِنۡدَ کُلِّ مَسۡجِدٍ وَّ کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا وَ لَا تُسۡرِفُوۡا ۚ اِنَّہٗ لَا یُحِبُّ الۡمُسۡرِفِیۡنَ ﴿٪۳۲﴾
    7 : 32 O bijtë e Ademit! Merrni bukurinë tuaj (pra, veshjen e druajtjes ndaj Zotit) në çdo xhami. Hani e pini dhe mos e teproni. Sigurisht, Ai nuk i do tepruesit.
    Shpjegime

    Sipas Kuranit, gjendjet instinktive kanë ndikim shumë të thellë mbi gjendjet morale dhe ato shpirtërore, saqë te njeriu, edhe mënyra e të ushqyerit dhe e të pirit ndikojnë mbi gjendjet morale dhe shpirtërore të tij. Nëse ai i trajton gjendjet instinktive duke përfituar nga udhëzimet e Kuranit, po këto gjendje shndërrohen në morale dhe ndikojnë thellë mbi spiritualizmin e tij. Për këtë arsye, Kurani i jep rëndësi të veçantë pastërtisë, etikës dhe ekuilibrit trupor për kryerjen e të gjitha adhurimeve dhe për arritjen e pastërtisë së brendshme e të gjendjes së përulësisë dhe të përvuajtjes te pragu i Zotit. Përvoja na dëshmon që edhe ushqime të ndryshme kanë ndikim në aftësitë mendore dhe shpirtërore të njeriut. Vërejmë se ata që kurrë nuk hanë mish, trimëria fillon t’u zbehet, derisa gradualisht e humbin guximin dhe bëhen shumë frikacakë, duke humbur kështu një dhunti të lavdishme që u ishte dhënë prej Zotit. Këtë dukuri mund ta gjejmë edhe në ligjin e natyrës, të vënë prej Zotit, ku asnjë nga kafshët barngrënëse nuk zotëron guximin që mund të ketë një kafshë mishngrënëse. Kështu që, nuk mund të dyshohet aspak që ushqimet kanë ndikim në moral. Nga ana tjetër, njerëzit që ditë e natë hanë vetëm mish dhe perimet i përdorin shumë pak në dietën e tyre, e humbin virtytin e butësisë e të përulësisë. Kurse ata që ndjekin rrugën e mesme të të ushqyerit, i trashëgojnë të dyja llojet e virtyteve. Duke marrë parasysh pikërisht këtë urtësi, Kurani i Shenjtë thotë: Hani edhe mish edhe ushqime të tjera, por me asgjë mos e teproni, që mos t’ju ndikojë për keq në gjendjen morale dhe as mos t’i sjellë dëm shëndetit tuaj. Lexoni edhe 5:4; 23:52.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp