- قَالَا رَبَّنَا ظَلَمۡنَاۤ اَنۡفُسَنَا ٜ وَ اِنۡ لَّمۡ تَغۡفِرۡ لَنَا وَ تَرۡحَمۡنَا لَنَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡخٰسِرِیۡنَ ﴿۲۴﴾7 : 24 Ata të dy thanë: “O Zoti ynë! Kemi shkelur veten tonë dhe nëse nuk do të na falësh e nuk do të na mëshirosh, me siguri do të bëhemi nga të humburit!”Shpjegime
Shumë njerëz ankohen ndaj Zotit, ndërkohë që veten dhe veprat e tyre nuk i vënë re. Janë pikërisht padrejtësitë e vetë njeriut që e dëmtojnë atë, kurse Allahu është shumë Mëshirëbërës dhe shumë Bujar. Ka disa që e ndiejnë mëkatin e tyre, por ka edhe të tillë që as nuk e ndiejnë fare. Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm na mëson që gjithmonë t’i kërkojmë falje Atij. Ky quhet istigfar. Pra, njeriu vazhdimisht duhet t’i kërkojë falje Allahut për çdo mëkat, qoftë të hapur, qoftë të fshehur, qoftë për atë që di, qoftë për atë që nuk e di. Po kështu, t’i kërkojë falje Zotit për mëkatet që bën qoftë përmes duarve, këmbëve, gjuhës, hundës, syve apo veshëve.