7 : 23 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَدَلّٰٮہُمَا بِغُرُوۡرٍ ۚ فَلَمَّا ذَاقَا الشَّجَرَۃَ بَدَتۡ لَہُمَا سَوۡاٰتُہُمَا وَ طَفِقَا یَخۡصِفٰنِ عَلَیۡہِمَا مِنۡ وَّرَقِ الۡجَنَّۃِ ؕ وَ نَادٰٮہُمَا رَبُّہُمَاۤ اَلَمۡ اَنۡہَکُمَا عَنۡ تِلۡکُمَا الشَّجَرَۃِ وَ اَقُلۡ لَّکُمَاۤ اِنَّ الشَّیۡطٰنَ لَکُمَا عَدُوٌّ مُّبِیۡنٌ ﴿۲۳﴾
    7 : 23 Kështu, ai i shtyu me mashtrim. E kur ata të dy e shijuan pemën, iu zbuluan të turpshmet e tyre dhe ata zunë t’i mbulonin me gjethet e xhenetit. Zoti i tyre i thirri: “A nuk ju kisha ndaluar ju të dy nga kjo pemë dhe a nuk ju kisha thënë se djalli përnjëmend është armiku juaj i hapët?!”
    Shpjegime

    1) Çfarë janë gjethet e xhenetit? Kur njeriu e konsumon mëkatin, ndërgjegjja e tij e qorton dhe i thotë – Shiko sa i dobët që je! – Kjo punë nuk të solli asnjë të mirë! – Po të mos e kishe bërë këtë, nuk do të humbisje asnjë gjë! Atëherë njeriu ndërgjegjësohet dhe fillon të grumbullojë gjethet e xhenetit, pra veprat e mira, të cilat ia mposhtin të metat dhe që e shpien përsëri drejt xhenetit. Shkurt, njeriu fillon t’i mposhtë dobësitë e tij dhe pendohet për mëkatet që ka bërë. Kurani flet për gjethet e xhenetit (arab. varakul-xhenneh), dhe varak në arabisht ka edhe kuptimin e bukurisë. Pra, shëmtia që shkaktohet nga një veprim jo i mirë, mund të zëvendësohet vetëm me bukurinë, të cilën e sjellin pendesa dhe vepra e mirë. Për më shumë rreth veshjes që ia zbukuron shpirtin besimtarit, lexoni edhe 7:27.

    2) Çdo njeri ka disa dobësi të cilat, nganjëherë as ai nuk i njeh, por që ekspozohen në momentin e sprovës apo të tundimit. Kështu, kur Ademi u mashtrua nga djalli, ai u bë i vetëdijshëm për disa nga dobësitë e tij. Kurani nuk thotë se dobësitë e Ademit dhe gruas së tij u bënë të njohura edhe për njerëzit e tjerë, por se ata u bënë të vetëdijshëm për to dhe më pas i kërkuan falje dhe fuqi Zotit. Në një moment të tillë, çdo njeri që i përngjan Ademit e kupton faktin që pohon ky ajet – djalli përnjëmend është armiku i hapët! Këtu vlen të shpjegohet edhe një element tjetër. Zoti i Madhërishëm i ka lënë njeriut dy thirrës për ta sprovuar atë: njëri që e thërret drejt mirësisë e që quhet Shpirt i shenjtë, dhe tjetri që e thërret drejt ligësisë e që quhet djall (shejtan) ose iblis. Që të dy këta thirrës vetëm e ftojnë njeriun drejt mirësisë apo ligësisë, por nuk e detyrojnë për asgjë. Njeriu duhet të logjikojë e të udhëzohet në vendimmarrjen e tij për ta bërë hapin, sipas aftësive që i ka dhënë Zoti, siç thuhet në një ajet tjetër “Zoti i shpalli (njeriut) edhe ligësinë, edhe mirësinë.” (91:9).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp