7 : 21 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَوَسۡوَسَ لَہُمَا الشَّیۡطٰنُ لِیُبۡدِیَ لَہُمَا مَا وٗرِیَ عَنۡہُمَا مِنۡ سَوۡاٰتِہِمَا وَ قَالَ مَا نَہٰکُمَا رَبُّکُمَا عَنۡ ہٰذِہِ الشَّجَرَۃِ اِلَّاۤ اَنۡ تَکُوۡنَا مَلَکَیۡنِ اَوۡ تَکُوۡنَا مِنَ الۡخٰلِدِیۡنَ ﴿۲۱﴾
    7 : 21 Djalli i cyti ata të dy, që atyre t’u zbulonte disa nga të turpshmet e tyre që ishin të fshehta për ta. Ai tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar nga kjo pemë vetëm që të mos bëheni engjëj ose të përjetshëm.”
    Shpjegime

    Mendimet e këqija jo vetëm që e çojnë njeriun drejt rrënimit, por edhe i shfaqin dobësitë e tij. Meqenëse vendi ku u vendos të banonte Ademi është përshkruar në Kuran në kuptimin figurativ si një “kopsht”, metafora vijon edhe në përshkrimin e mëtejshëm. Zoti e ndalon t’i afrohet një peme të caktuar, e cila nuk ishte një pemë në kuptimin fizik, por ndalimet që Zoti i kishte shpallur atij, gjërat që do ta dëmtonin “kopshtin” e tij. Për shpjegimin e pemës lexoni 2:36.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp