7 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • الٓـمّٓصٓ ۚ﴿۲﴾
    7 : 2 Elif.Lam.Mim.Sad. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi, i Drejti në fjalë.)
    Shpjegime

    Sipas Ibni Abbasit, shkurtesat (shkronjat) Elif.Lam.Mim. nënkuptojnë “Unë jam Allahu, më i Dijshmi (Tefsiri i Bagaviut 2:1), kurse shkronja Sad nënkupton “Unë shpjegoj” (arab. ufassilu) (Tefsiri i Taberiut 7:1). Përmbajtja e kësaj sureje e justifikon këtë interpretim, sepse Surja jo vetëm shpalos dijen Hyjnore, por shpjegon gjerësisht dhe me drejtësi temën e trajtuar në suren e mëparshme. Kështu që, shkronja sad në këto shkurtesa, ndër të tjera, përfaqëson atributet e Zotit “Sadik” (i drejti në fjalë) dhe “ufassilu” (shpjegoj me hollësi). Shkurtesat e Kuranit quhen el-mukatta’at. Për më shumë rreth shkurtesave të Kuranit, lexoni 2:2.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp