6 : 165 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ اَغَیۡرَ اللّٰہِ اَبۡغِیۡ رَبًّا وَّ ہُوَ رَبُّ کُلِّ شَیۡءٍ ؕ وَ لَا تَکۡسِبُ کُلُّ نَفۡسٍ اِلَّا عَلَیۡہَا ۚ وَ لَا تَزِرُ وَازِرَۃٌ وِّزۡرَ اُخۡرٰی ۚ ثُمَّ اِلٰی رَبِّکُمۡ مَّرۡجِعُکُمۡ فَیُنَبِّئُکُمۡ بِمَا کُنۡتُمۡ فِیۡہِ تَخۡتَلِفُوۡنَ ﴿۱۶۵﴾
    6 : 165 Thuaju: A të pëlqej zot tjetër përveç Allahut, kur Ai është Zoti i çdo gjëje?! Çdo punë (të keqe) që bën një shpirt, e bën kundër vetvetes. Asnjë mbartës nuk do të mbajë barrën e tjetrit. Më pas, te Zoti juaj është kthimi juaj dhe Ai do t’ju tregojë për çështjet në të cilat kundërshtonit njëri-tjetrin.
    Shpjegime

    Në hadith përmendet që kur Hazret Omeri r.a. u plagos (plagë e cila do t’i shkaktonte vdekjen), Suhejbi r.a. e vizitoi dhe iu drejtua duke qarë. Atëherë Hazret Omeri r.a. i tha – Pse po qan për mua, o Suhejb? A nuk e di fjalën e të Dërguarit të Allahut që kur familjarët qajnë përpara të vdekurit të tyre, ata i shkaktojnë ndëshkim! Kur Hazret Omeri r.a. ndërroi jetë, Ibni Abbasi r.a. thotë – ia tregova gjithë ngjarjen Aishes r.a.. Atëherë ajo iu përgjigj – Zoti e mëshiroftë Omerin! I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk tha një gjë të tillë; juve ju mjafton Kurani ku Allahu thotë: “asnjë mbartës nuk do të mbajë barrën e tjetrit” (6:165). Hazret Aishja r.a. sapo e dëgjoi hadithin, e refuzoi sepse binte ndesh me ajetin e Kuranit, dhe familjarët e dashur të një të vdekuri më kot do t’i bënte ndëshkues të tij. Ajo tregoi fjalët e hadithit ndryshe nga ato që mendonte Hazret Omeri duke thënë se kjo nuk është për besimtarët, por për mohuesit (Buhari, nr. 1288), sepse ata vetë e kërkonin vajtimin për vdekjen e tyre, madje edhe linin amanet që familjarët të vajtonin për ta. E gjithë kjo tregon se hadithi që bie ndesh me Kuranin, ose duhet interpretuar, ose duhet refuzuar. Kurani është gjykatës mbi hadithin (42:11) dhe jo e kundërta. Hadithi është në shërbim të Kuranit dhe të sunetit të Profetit s.a.v.s.. Lexoni edhe 45:7 dhe 33:22.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp