6 : 163 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ اِنَّ صَلَاتِیۡ وَ نُسُکِیۡ وَ مَحۡیَایَ وَ مَمَاتِیۡ لِلّٰہِ رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۶۳﴾ۙ
    6 : 163 Thuaju: Sigurisht, namazi im, sakrificat e mia, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve.
    Shpjegime

    Thuaju atyre: Adhurimi im, sakrifica ime, jeta ime dhe vdekja ime janë në rrugën e Zotit, pra janë për të shfaqur madhështinë e Tij dhe për t’u mundësuar rehati robërve të Tij, në mënyrë që ata të gëzojnë jetën nga vdekja ime. Kështu ky ajet tregon që Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. vetëm nga dhembshuria ndaj njerëzimit u mundua aq shumë, saqë ua përkushtoi jetën duke bërë lutje, duke u përcjellë atyre mesazhin Hyjnor, duke duruar mizoritë dhe sfilitjet e tyre dhe duke praktikuar çdo metodë të denjë e të urtë. Ai e kishte flijuar jetën dhe rehatinë e vet në rrugën e Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp