- یٰمَعۡشَرَ الۡجِنِّ وَ الۡاِنۡسِ اَلَمۡ یَاۡتِکُمۡ رُسُلٌ مِّنۡکُمۡ یَقُصُّوۡنَ عَلَیۡکُمۡ اٰیٰتِیۡ وَ یُنۡذِرُوۡنَکُمۡ لِقَآءَ یَوۡمِکُمۡ ہٰذَا ؕ قَالُوۡا شَہِدۡنَا عَلٰۤی اَنۡفُسِنَا وَ غَرَّتۡہُمُ الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَا وَ شَہِدُوۡا عَلٰۤی اَنۡفُسِہِمۡ اَنَّہُمۡ کَانُوۡا کٰفِرِیۡنَ ﴿۱۳۱﴾6 : 131 O grupi i xhindëve dhe i njerëzve! A nuk ju kanë ardhur të Dërguar nga gjiri juaj, që ju tregonin shpalljet e Mia dhe ju paralajmëronin nga takimi i kësaj dite tuaj?! Ata do të thonë: “Dëshmojmë kundër vetes sonë!” Ata i mashtroi jeta e kësaj bote dhe ata dëshmuan kundër vetvetes që kanë qenë mohues.Shpjegime
Edhe në këtë ajet “grupi i xhindëve” nënkupton njerëzit e fuqishëm. Nëse nuk do ta interpretojmë në këtë mënyrë, atëherë lind pyetja se të dërguarit xhindë që u vinin xhindëve, përse nuk u dhanë ndonjë lajm të mirë të xhenetit për veprat e tyre të mira? Në asnjë ajet të Kuranit dhe në asnjë hadith nuk përmendet prania e xhindëve në xhenet.