6 : 129 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ یَوۡمَ یَحۡشُرُہُمۡ جَمِیۡعًا ۚ یٰمَعۡشَرَ الۡجِنِّ قَدِ اسۡتَکۡثَرۡتُمۡ مِّنَ الۡاِنۡسِ ۚ وَ قَالَ اَوۡلِیٰٓؤُہُمۡ مِّنَ الۡاِنۡسِ رَبَّنَا اسۡتَمۡتَعَ بَعۡضُنَا بِبَعۡضٍ وَّ بَلَغۡنَاۤ اَجَلَنَا الَّذِیۡۤ اَجَّلۡتَ لَنَا ؕ قَالَ النَّارُ مَثۡوٰٮکُمۡ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَاۤ اِلَّا مَا شَآءَ اللّٰہُ ؕ اِنَّ رَبَّکَ حَکِیۡمٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۲۹﴾
    6 : 129 Dhe (kini parasysh) ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’u thotë): O grupi i xhindëve! Keni nëpërkëmbur shumë nga njerëzit (e thjeshtë). Dhe miqtë e tyre prej njerëzve do të thonë: O Zoti ynë! Disa prej nesh kanë përfituar nga disa të tjerë dhe ja, kemi arritur tek afati ynë që Ti na e ke caktuar. Ai do t’u thotë: Zjarri është vendi juaj, ku do të mbeteni gjatë, përveç asaj që Allahu do. Sigurisht, Zoti yt është i Urtë, i Gjithëdijshëm.
    Shpjegime

    1) Kurani i Shenjtë dhe hadithet e Profetit s.a.v.s. fjalën xhind (arab. xhinn) e përmendin shpesh, por me kuptime të ndryshme. Bazuar në kuptimin rrënjësor të fjalës, konteksti sqaron se në çfarë kuptimi është përdorur në çdo rast. Xhinn në arabisht vjen nga folja xhenne, dhe kuptimi themelor i kësaj fjale është e fshehtë. Në arabisht, ka një mori fjalësh të prejardhura prej kësaj rrënje, të cilat e mbartin kuptimin e të qenit i fshehtë, i padukshëm. Për shembull, xhenne: mbuloj, përhijoj; xhenin: fetus. xhunun: çmenduri (sëmundja që errëson mendjen); xhenan: zemër (sepse është e fshehur); xhenneh: xhenet ose pemishte, që me pemët e saj të gjera e mbulon tokën; xhann: gjarpër (sepse rri i fshehur) etj.. Fjala xhinn u referohet krijesave të padukshme, edhe insekteve të padukshme ose mikroorganizmave. Profeti Muhammed s.a.v.s. porositi të mbulosh enën para se të flesh (Muslimi, Kitab el-eshribeti, Bab el-emru bi-tagtijetil-inai), dhe në atë kohë kur njerëzit kishin një jetë primitive, i porositi të mos pastronin veten me bajgë apo me kocka, pasi ato ishin ushqimi i xhindëve. Përveç kësaj, fjala xhinn u përdor edhe për shpirtrat, të këqij apo të mirë. Andaj, konteksti tregon se çfarë kuptimi ka fjala xhinn në një ajet të caktuar. Kështu, kur xhinn përdoret bashkë me fjalën ins (njerëzit), të dyja fjalët së bashku nënkuptojnë dy kategori njerëzish: njerëzit e thjeshtë dhe njerëzit që vijnë nga shtresa e lartë dhe që për këtë arsye nuk janë të dukshëm për masën.

    2) Edhe fjalët e këtij ajeti dëshmojnë faktin se xhindët këtu nënkuptojnë një shtresë të caktuar njerëzish, pushtetarët dhe oligarkët, sepse janë pikërisht këta të cilët shpesh nëpërkëmbin njerëzit e thjeshtë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një qenie e padukshme mbinjerëzore të nëpërkëmb masën dhe popullin e thjeshtë. Temë e ngjashme me këtë përmendet edhe në 72:7. Gjithashtu, as në Kuran nuk përmendet që Zoti t’u ketë dërguar xhindëve profetë xhindë. Lexoni edhe 6:113.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp