- اَوَ مَنۡ کَانَ مَیۡتًا فَاَحۡیَیۡنٰہُ وَ جَعَلۡنَا لَہٗ نُوۡرًا یَّمۡشِیۡ بِہٖ فِی النَّاسِ کَمَنۡ مَّثَلُہٗ فِی الظُّلُمٰتِ لَیۡسَ بِخَارِجٍ مِّنۡہَا ؕ کَذٰلِکَ زُیِّنَ لِلۡکٰفِرِیۡنَ مَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۲۳﴾6 : 123 A mundet që ai që ishte i vdekur, të cilit Ne i dhamë jetë, i bëmë edhe dritë me të cilën ai ecën mes njerëzve, të jetë si ai që gjendet në errësira, sa s’ka për të dalë prej tyre?! Kështu u duket e bukur mohuesve ajo që bëjnë.Shpjegime
Në ajetet e mëparshme u theksua se ligjet e krijuara nga njeriu gjithmonë kanë mangësi. Ky ajet me fjalë të tjera pohon se mësimet e krijuara nga njeriu nuk mund të qëndrojnë përballë mësimeve Hyjnore. Shembulli i atyre që hartojnë ligje, pa u dritësuar nga Hyjnorja, është si ai që është i zhytur në errësirë, nga e cila nuk do të dalë kurrë. Ky ajet gjithashtu hedh dritë mbi temën se ç’domethënë ringjallja e të vdekurit në këtë botë.