6 : 115 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَفَغَیۡرَ اللّٰہِ اَبۡتَغِیۡ حَکَمًا وَّ ہُوَ الَّذِیۡۤ اَنۡزَلَ اِلَیۡکُمُ الۡکِتٰبَ مُفَصَّلًا ؕ وَ الَّذِیۡنَ اٰتَیۡنٰہُمُ الۡکِتٰبَ یَعۡلَمُوۡنَ اَنَّہٗ مُنَزَّلٌ مِّنۡ رَّبِّکَ بِالۡحَقِّ فَلَا تَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُمۡتَرِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾
    6 : 115 A të preferoj dikë tjetër si gjykatës, përveç Allahut, edhe pse është Ai që jua zbriti Librin të hollësishëm?! E ata që ua kemi dhënë Librin, e dinë se ai është zbritur me të vërtetën prej Zotit tënd, andaj kurrë mos u bëj nga dyshuesit.
    Shpjegime

    Fjalët e fundit të ajetit, “kurrë mos u bëj nga dyshuesit”, i referohen lexuesit dhe jo Profetit Muhammed s.a.v.s.. Për sa kohë që Librat e mëparshëm Hyjnorë, dhe po kështu edhe Kurani i Shenjtë japin dëshmi të forta për vërtetësinë e Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe të zbulesës që i ka ardhur atij, lexuesi nuk ka justifikim të ushqejë dyshime rreth këtij fakti.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp