6 : 113 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ کَذٰلِکَ جَعَلۡنَا لِکُلِّ نَبِیٍّ عَدُوًّا شَیٰطِیۡنَ الۡاِنۡسِ وَ الۡجِنِّ یُوۡحِیۡ بَعۡضُہُمۡ اِلٰی بَعۡضٍ زُخۡرُفَ الۡقَوۡلِ غُرُوۡرًا ؕ وَ لَوۡ شَآءَ رَبُّکَ مَا فَعَلُوۡہُ فَذَرۡہُمۡ وَ مَا یَفۡتَرُوۡنَ ﴿۱۱۳﴾
    6 : 113 Dhe kështu, çdo profeti ia kemi bërë armiq djajtë prej njerëzve e xhindëve. Ata njëri-tjetrit i shpallin fjalë të bukura me mashtrim. Po të donte Zoti yt, ata nuk do ta bënin këtë, andaj, lëri ata dhe trillimet e tyre;
    Shpjegime

    Fjalët, “njerëzit dhe xhindët”, që përmenden në shumë ajete të Kuranit nuk nënkuptojnë dy lloje të ndryshme të krijesave të Zotit, por dy klasa të qenieve njerëzore; njerëzit e thjeshtë që përfaqësojnë masën dhe popullin e thjeshtë dhe “xhindët” që përfaqësojnë elitën, oligarkët dhe pushtetarët, të cilët shpesh janë të fshehtë nga njerëzit e thjeshtë. Fjala xhin në arabisht rrjedh nga xhenne, që do të thotë një send a krijesë e fshehtë. Lexoni edhe 6:129.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp