6 : 104 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَا تُدۡرِکُہُ الۡاَبۡصَارُ ۫ وَ ہُوَ یُدۡرِکُ الۡاَبۡصَارَ ۚ وَ ہُوَ اللَّطِیۡفُ الۡخَبِیۡرُ ﴿۱۰۴﴾
    6 : 104 Sytë nuk e arrijnë Atë, por Ai i arrin sytë. Ai është i Mprehti, i Gjithinformuari.
    Shpjegime

    Dy atributet Hyjnore i Mprehti ose i Paformi (El-Latif) dhe i Gjithinformuari (El-Khabir) japin në mënyrën më të bukur arsyen e dy pohimeve të bëra në pjesën e parë të ajetit. Pohimi i parë është se sytë nuk mund ta arrijnë Atë. Arsyeja është se Ai është i Paformi, dhe duke qenë i tillë, Ai nuk mund të kuptohet vetëm nga arsyeja njerëzore. Nëpërmjet arsyes, njeriu mund të arrijë vetëm deri te bindja se duhet të ketë një Zot. Pohimi i dytë është se Ai arrin te sytë. Arsyeja është se Ai është i Gjithëdijshmi, dhe duke qenë i tillë, Ai e di se njerëzimi ka nevojë për ta njohur Atë, andaj, Ai arrin te ta me mesazhet e Tij. Përveç kësaj, atributi i Gjithinformuar gjithashtu tregon se Ai është në dijeni se cili prej njerëzve ka etje të sinqertë për ta “parë” Zotin, dhe pikërisht atij Ai i tregon manifestime të Tij. Shkurt, askush nuk ka fuqi ta shohë vetë me sytë e zemrës Zotin e Madhërishëm. Është Zoti Ai që u shfaqet robërve të Tij të sinqertë. Kjo ndodh edhe në botën lëndore. Njerëzit, në përgjithësi, mendojnë se shikimi buron nga sytë dhe shkon tek objekti, kurse në të vërtetë, është drita ajo që mbërrin te sytë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp