6 : 85 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ وَہَبۡنَا لَہٗۤ اِسۡحٰقَ وَ یَعۡقُوۡبَ ؕ کُلًّا ہَدَیۡنَا ۚ وَ نُوۡحًا ہَدَیۡنَا مِنۡ قَبۡلُ وَ مِنۡ ذُرِّیَّتِہٖ دَاوٗدَ وَ سُلَیۡمٰنَ وَ اَیُّوۡبَ وَ یُوۡسُفَ وَ مُوۡسٰی وَ ہٰرُوۡنَ ؕ وَ کَذٰلِکَ نَجۡزِی الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿ۙ۸۵﴾
    6 : 85 (Ibrahimit) i dhuruam Is’hakun dhe Jakubin. Të gjithë i udhëzuam. Më parë Nuhun e udhëzuam. Edhe nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
    Shpjegime

    Ejubi ose Jobi është personazhi kryesor i Librit të Jobit në Bibël, sipas së cilës, ai jetoi në tokën e Uzit. Disa autoritete thonë se kjo është Idumea ose Arabia Deserta, kurse disa të tjerë e shohin Mesopotaminë si vendlindjen e tij. Duket se Uz ishte diku në veri të Arabisë. Thuhet se Jobi ka jetuar atje përpara largimit të izraelitëve nga Egjipti. Kështu ai jetoi para Moisiut ose, siç thonë disa, ishte bashkatdhetar i Moisiut, pasi kishte marrë misionin e tij profetik rreth 20 vjet para tij. Ai nuk ishte izraelit, ngaqë kishte prejardhje nga Esau, vëllai i madh i Izraelit. Ai pati një jetë të vrullshme, të mbushur me sprova nga më të ndryshmet, por u tregua jashtëzakonisht besnik ndaj pëlqimit të Zotit, i drejtë dhe shumë i durueshëm edhe në fatkeqësitë ekstreme (Jewish Enc. & Enc. of Islam). Për të Zoti thotë në Kuran: “Pa dyshim, Ne e gjetëm (Ejubin) të duruar. Sa rob i mirë që ishte ai! Ishte shumë i përulur.” (38:45).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp