- وَ ہُوَ اللّٰہُ فِی السَّمٰوٰتِ وَ فِی الۡاَرۡضِ ؕ یَعۡلَمُ سِرَّکُمۡ وَ جَہۡرَکُمۡ وَ یَعۡلَمُ مَا تَکۡسِبُوۡنَ ﴿۴﴾6 : 4 Është Ai Allah në qiej e në tokë. Ai di edhe të fshehtën tuaj edhe të zbuluarën tuaj, dhe di çdo gjë që bëni.Shpjegime
Pohimi që Allahu është “në qiej e në tokë”, nuk do të thotë se Qenia e Zotit fizikisht i përshkon qiejt dhe tokën, por se dija dhe fuqia e Tij e sundojnë të gjithë universin. Vetë Kurani e shpjegon këtë me fjalët që pasojnë, ku thotë se Ai ia di njeriut edhe të fshehtën, edhe të zbuluarën. Pra, Zoti është i Gjithëdijshëm edhe për botën lëndore, edhe për atë shpirtërore. Lexoni edhe 7:55.