5 : 115 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالَ عِیۡسَی ابۡنُ مَرۡیَمَ اللّٰہُمَّ رَبَّنَاۤ اَنۡزِلۡ عَلَیۡنَا مَآئِدَۃً مِّنَ السَّمَآءِ تَکُوۡنُ لَنَا عِیۡدًا لِّاَوَّلِنَا وَ اٰخِرِنَا وَ اٰیَۃً مِّنۡکَ ۚ وَ ارۡزُقۡنَا وَ اَنۡتَ خَیۡرُ الرّٰزِقِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾
    5 : 115 Isai i biri i Merjemes tha: “O Allah, Zoti ynë! Na zbrit një sofër prej qiellit, që ajo të na bëhet festë, për të parin tonë dhe për të fundmin tonë dhe të jetë shenjë prej Teje; na furnizo, dhe Ti je Furnizuesi më i mirë!”
    Shpjegime

    Do të kishte dy periudha prosperiteti dhe përparimi për popujt e krishterë, siç tregon fjala id (festë), që fjalë për fjalë do të thotë “ditë feste që kthehet”. Popujt e krishterë patën me bollëk të mirat e kësaj bote në periudhën e hershme pas Konstandinit. Më pas, në shekujt e fundit ata sërish patën begati materiale dhe madhështi politike në atë masë sa nuk ka të ngjashme në historinë e asnjë populli tjetër.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp