5 : 110 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یَوۡمَ یَجۡمَعُ اللّٰہُ الرُّسُلَ فَیَقُوۡلُ مَا ذَاۤ اُجِبۡتُمۡ ؕ قَالُوۡا لَا عِلۡمَ لَنَا ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ عَلَّامُ الۡغُیُوۡبِ ﴿۱۱۰﴾
    5 : 110 Ditën kur Allahu do t’i mbledhë të Dërguarit dhe do t’i pyesë: “Ç’përgjigje keni marrë?”, ata do t’i thonë: “Nuk kemi dijeni. Sigurisht, Ti i di shumë mirë të gjitha fshehtësitë”.
    Shpjegime

    Kjo padijeni e Profetëve është për atë pjesë të popullit të tyre që vjen pas vdekjes së tyre. Ajetet vijuese thonë se edhe Hazret Isai a.s. do të pohojë “Kam qenë dëshmitar mbi ta derisa isha mes tyre” (5:118). Pra, nëse nuk kanë dijeni, nuk mund të bëhen as dëshmitarë. Në të njëjtën mënyrë, edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. mund të tregojë padijeninë e tij për gjendjen e muslimanëve të sotëm, por jo të sahabëve me të cilët ai bashkëjetoi, sepse ishte dëshmitar i gjendjes së tyre. Andaj, kjo padijeni e të Dërguarve lidhet vetëm me atë pjesë të umetit të tyre, që vjen pas vdekjes së tyre ose në ditët e largimit të tyre nga kjo botë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp