- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَسۡـَٔلُوۡا عَنۡ اَشۡیَآءَ اِنۡ تُبۡدَ لَکُمۡ تَسُؤۡکُمۡ ۚ وَ اِنۡ تَسۡـَٔلُوۡا عَنۡہَا حِیۡنَ یُنَزَّلُ الۡقُرۡاٰنُ تُبۡدَ لَکُمۡ ؕ عَفَا اللّٰہُ عَنۡہَا ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ حَلِیۡمٌ ﴿۱۰۲﴾5 : 102 O ju që besuat! Mos pyesni për gjërat, të cilat nëse ju zbulohen, ju shqetësojnë. Po të pyesni rreth tyre gjatë zbritjes së Kuranit, do t’ju zbulohen. I ka anashkaluar Allahu ato. Allahu është shumë Falës, shumë i Përmbajtur.Shpjegime
Ndalimi për të kërkuar sqarime për disa gjëra është mëshirë për njerëzit dhe, gjithashtu, nxitje që ata vetë të gjykojnë sipas vendit dhe situatës. Por, gjatë zbritjes së Kuranit, disa njerëz bënin pyetje për gjëra të vogla dhe ishte e nevojshme që atyre t’u jepej një përgjigje, në të kundërt, pyetësit do të mendonin se shpallja e Zotit nuk u dhënka përgjigjet e pyetjeve që lindin në zemrat e njerëzve. Në ajetin vijues përmendet një popull i kaluar, të cilët, duke bërë pyetje të shumta gjatë zbritjes së shpalljes, e futën veten në vështirësi.