5 : 101 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ لَّا یَسۡتَوِی الۡخَبِیۡثُ وَ الطَّیِّبُ وَ لَوۡ اَعۡجَبَکَ کَثۡرَۃُ الۡخَبِیۡثِ ۚ فَاتَّقُوا اللّٰہَ یٰۤاُولِی الۡاَلۡبَابِ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۰۱﴾٪
    5 : 101 Thuaju: Nuk barazohet e papastra me të pastrën, edhe sikur të të mahnitë bollëku i së papastrës. Kini druajtje ndaj Allahut, o të mençur, që të fitoni.
    Shpjegime

    Duke qenë i ndikuar nga shoqëria ku jeton, njeriu është i prirë të ndjekë dhe të imitojë të tjerët, veçanërisht kur ata janë në shumicë. Ky ajet na paralajmëron se nuk duhet të ndjekim verbërisht shumicën kur veprimi i tyre na rezulton i papastër, edhe pse në dukje mund të jetë i bukur dhe joshës.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp