- لَیۡسَ عَلَی الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ جُنَاحٌ فِیۡمَا طَعِمُوۡۤا اِذَا مَا اتَّقَوۡا وَّ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ ثُمَّ اتَّقَوۡا وَّ اٰمَنُوۡا ثُمَّ اتَّقَوۡا وَّ اَحۡسَنُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ یُحِبُّ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿٪۹۴﴾5 : 94 Ata që besuan dhe bënë të mira, nuk do të kenë asnjë gjynah në ato që hanë, me kusht që të kenë druajtje (ndaj Zotit), të besojnë, të bëjnë të mira, e sërish të kenë druajtje e të besojnë, dhe sërish të kenë druajtje dhe të bëjnë mirësi. Allahu i do mirëbërësit.Shpjegime
Ajeti parashtron tri faza të përparimit shpirtëror. Në fazën e parë, besimtarët kanë druajtje ndaj Zotit, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Në fazën e dytë ata kanë druajtje ndaj Zotit dhe besojnë, dhe besimi i tyre në këtë fazë është bërë aq i fortë saqë veprat e mira, si të thuash, janë bërë pjesë e pandashme e besimit të tyre. Në fazën e tretë, ata kanë druajtje ndaj Zotit dhe bëhen mirëbërës (ata që kanë ihsan) deri në shkallën që arrijnë ta shohin Zotin e tyre duke bërë vepra të mira. Këtë shpjegim e jep Profeti Muhammed s.a.v.s. për fjalën ihsan (Buhari, nr. 50).