- وَ السَّارِقُ وَ السَّارِقَۃُ فَاقۡطَعُوۡۤا اَیۡدِیَہُمَا جَزَآءًۢ بِمَا کَسَبَا نَکَالًا مِّنَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۳۹﴾5 : 39 Vjedhësi dhe vjedhësja: preuani duart atyre, si dënim i asaj që ata kanë punuar dhe si ndëshkim nga Allahu. Allahu është Mbizotërues, i Urtë.Shpjegime
Në këtë ajet, vjedhësi dhe vjedhësja nënkuptojnë ata burra e gra që e kanë ves vjedhjen dhe, kjo porosi, nuk përfshin vjedhje të zakonshme të ushqimeve të ndryshme që një nevojtar i varfër bën për shkak të urisë dhe të nevojave të tij. Nëse Kurani ka lënë tolerancë që njerëzit, kur janë skajshmërisht të uritur, mund të hanë edhe mishin e derrit, kuptohet që nëse një i uritur do të hajë ndonjë ushqim pa leje, nuk merret ndaj tij masat e tilla ekstreme.