5 : 25 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالُوۡا یٰمُوۡسٰۤی اِنَّا لَنۡ نَّدۡخُلَہَاۤ اَبَدًا مَّا دَامُوۡا فِیۡہَا فَاذۡہَبۡ اَنۡتَ وَ رَبُّکَ فَقَاتِلَاۤ اِنَّا ہٰہُنَا قٰعِدُوۡنَ ﴿۲۵﴾
    5 : 25 Ata thanë: “O Musa! Ne kurrsesi nuk do të hyjmë në atë (qytet), për sa kohë që ata do të jenë atje. Pra, shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, kurse ne këtu do të rrimë.”
    Shpjegime

    Nëse studiojmë historinë e bijve të Izraelit, do të vëmë re se njëra prej arsyeve kryesore për të cilën ata e pranuan Hazret Musain a.s. ishte që të çliroheshin nga skllavëria ndaj Faraonit. Kurse për sa u përket çështjeve shpirtërore dhe zbatimit të porosive të Zotit, ata shpesh u treguan të dobët dhe shkelës. I thoshin Hazret Musait a.s. – Nuk të besojmë ty, o Musa, derisa nuk do ta shohim Zotin përballë (2:56); “shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, kurse ne këtu do të rrimë” (5:25); Sapo Musai a.s. mungonte, ata e merrnin viçin për Zot. E kundërshtonin Profetin e tyre me kokëfortësi. Kurse fuqia bekuese e Profetit Muhammed s.a.v.s. ishte aq e madhe saqë ata që po sipas Kuranit bënin jetë shtazarake (25:45), u pastruan, u dëlirësuan dhe u bënë gati për t’u flijuar porsi kurbane në rrugën e Allahut. Një shembull i tillë nuk gjendet në asnjë popull tjetër të mëparshëm. Ditën e betejës së Bedrit, kur muslimanët nuk ishin të paralajmëruar siç duhet për një përballje fizike me mohuesit, Hazret Mikdad bin Esvedi r.a. i tha – O i Dërguari i Allahut! Ne nuk të themi siç bijtë e Izraelit i thanë Hazret Musait a.s. “shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni …” por të themi na pri e ne do të jemi me ty! (Buhari, nr. 4609).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp