5 : 15 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مِنَ الَّذِیۡنَ قَالُوۡۤا اِنَّا نَصٰرٰۤی اَخَذۡنَا مِیۡثَاقَہُمۡ فَنَسُوۡا حَظًّا مِّمَّا ذُکِّرُوۡا بِہٖ ۪ فَاَغۡرَیۡنَا بَیۡنَہُمُ الۡعَدَاوَۃَ وَ الۡبَغۡضَآءَ اِلٰی یَوۡمِ الۡقِیٰمَۃِ ؕ وَ سَوۡفَ یُنَبِّئُہُمُ اللّٰہُ بِمَا کَانُوۡا یَصۡنَعُوۡنَ ﴿۱۵﴾
    5 : 15 Edhe prej atyre që thonë: “jemi të krishterë” kemi marrë besëlidhjen. Edhe ata harruan një pjesë të asaj që u ishte mësuar. Andaj, kemi vënë armiqësinë dhe urrejtjen mes tyre deri në Ditën e Kiametit. Allahu së shpejti do t’ua tregojë atë që kanë bërë ata.
    Shpjegime

    Ky dhe 5:65, përveç të tjerash hedhin poshtë edhe besimin e atyre muslimanëve të cilët presin që një Imam Mehdi, si dhe Hazret Isai që ka kaluar para dy mijë vitesh, të vijnë e të ndërmarrin xhihadin me armë, dhe të shfarosin çdokënd që nuk e pranon Islamin, duke mos i lënë as opsionin e xhizjes. Besimi i tillë bie ndesh jo vetëm me parimet e lirisë fetare (2:257) që paraqet Islami, por edhe me këto profeci të qarta, të cilat të paktën një gjë na pohojnë: hebrenjtë dhe të krishterët do të vijojnë të ekzistojnë deri në Ditën e Kiametit. Andaj, çdo musliman që dëgjon shpjegimet se do të vijë një Imam Mehdi gjakatar, duhet t’i refuzojë ato, pasi janë në kundërshtim me ajetet e Kuranit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp