- وَ لَقَدۡ اَخَذَ اللّٰہُ مِیۡثَاقَ بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ۚ وَ بَعَثۡنَا مِنۡہُمُ اثۡنَیۡ عَشَرَ نَقِیۡبًا ؕ وَ قَالَ اللّٰہُ اِنِّیۡ مَعَکُمۡ ؕ لَئِنۡ اَقَمۡتُمُ الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَیۡتُمُ الزَّکٰوۃَ وَ اٰمَنۡتُمۡ بِرُسُلِیۡ وَ عَزَّرۡتُمُوۡہُمۡ وَ اَقۡرَضۡتُمُ اللّٰہَ قَرۡضًا حَسَنًا لَّاُکَفِّرَنَّ عَنۡکُمۡ سَیِّاٰتِکُمۡ وَ لَاُدۡخِلَنَّکُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ۚ فَمَنۡ کَفَرَ بَعۡدَ ذٰلِکَ مِنۡکُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ السَّبِیۡلِ ﴿۱۳﴾5 : 13 Pa dyshim, Allahu u mori besëlidhjen (edhe) bijve të Izraelit dhe prej tyre ngriti dymbëdhjetë prijës. Allahu u tha: “Sigurisht, Unë jam me ju; nëse do të falni namazin, do të paguani zekatin, do t’i besoni të Dërguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni hua të mirë Allahut, Unë patjetër do t’jua zhduk ligësitë dhe do t’ju çoj në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ai që do të mohojë edhe pas kësaj, ka humbur nga rruga e drejtë”.Shpjegime
Dymbëdhjetë prijës nënkuptojnë dymbëdhjetë Profetë izraelitë, që erdhën pas Hazret Musait a.s.. Kurse sipas disa burimeve të tjera, ishin dymbëdhjetë “princa”, të caktuar nga Hazret Musai a.s. (Bibla, Numrat, 1:5-16; 1:44).