5 : 9 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا کُوۡنُوۡا قَوّٰمِیۡنَ لِلّٰہِ شُہَدَآءَ بِالۡقِسۡطِ ۫ وَ لَا یَجۡرِمَنَّکُمۡ شَنَاٰنُ قَوۡمٍ عَلٰۤی اَلَّا تَعۡدِلُوۡا ؕ اِعۡدِلُوۡا ۟ ہُوَ اَقۡرَبُ لِلتَّقۡوٰی ۫ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ خَبِیۡرٌۢ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۹﴾
    5 : 9 O ju që besuat! Për hir të Allahut, bëhuni dëshmitarë të qëndrueshëm ndaj drejtësisë. Nuk duhet t’ju nxisë armiqësia e ndonjë populli, që ju të mos bëni drejtësi. Bëni drejtësi! Kjo është më afër druajtjes dhe kini druajtje ndaj Allahut! Sigurisht, Allahu është i Gjithinformuar ndaj asaj që bëni.
    Shpjegime

    Është e lehtë të tregosh mirësjellje ndaj armikut, por është shumë e vështirë t’ia mbrosh të drejtën dhe të mos e lësh drejtësinë gjatë dëshmimit ose gjykimit ndaj tij. Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i fortë. Ka shumë që përdorin gjuhë të ëmbël për armiqtë ose për kundërshtarët e tyre, por kur vjen koha për t’u dhënë të drejtën, nuk ua japin. Madje, nganjëherë kështu ndodh edhe mes vëllezërve. Mund të respektojnë e të duan njëri-tjetrin, por kur vjen puna për pasurinë, ka syresh që bëjnë padrejtësi. Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm në këtë ajet nuk e përmendi dashurinë apo paqen, por kriterin që vendos dashurinë dhe paqen. Paqen dhe dashurinë e vërtetë mund ta vendosë vetëm ai që nuk i bën padrejtësi as armikut të tij dhe edhe atij i jep të drejtën që i takon. Lexoni edhe 4:136.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp