5 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلۡیَوۡمَ اُحِلَّ لَکُمُ الطَّیِّبٰتُ ؕ وَ طَعَامُ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ حِلٌّ لَّکُمۡ ۪ وَ طَعَامُکُمۡ حِلٌّ لَّہُمۡ ۫ وَ الۡمُحۡصَنٰتُ مِنَ الۡمُؤۡمِنٰتِ وَ الۡمُحۡصَنٰتُ مِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ اِذَاۤ اٰتَیۡتُمُوۡہُنَّ اُجُوۡرَہُنَّ مُحۡصِنِیۡنَ غَیۡرَ مُسٰفِحِیۡنَ وَ لَا مُتَّخِذِیۡۤ اَخۡدَانٍ ؕ وَ مَنۡ یَّکۡفُرۡ بِالۡاِیۡمَانِ فَقَدۡ حَبِطَ عَمَلُہٗ ۫ وَ ہُوَ فِی الۡاٰخِرَۃِ مِنَ الۡخٰسِرِیۡنَ ٪﴿۶﴾
    5 : 6 Sot, juve ju janë bërë të lejueshme të pastrat. Gjithashtu, ju është bërë i lejueshëm ushqimi (i pastër) i atyre që u është dhënë Libri dhe, edhe ushqimi juaj është i lejuar për ta. Po ashtu, të dëlirat besimtare dhe të dëlirat nga ata që u është dhënë Libri para jush, pasi ua jepni dhuratën e martesës duke qenë të dëlirë dhe jo të shthurur e as si ata që zënë dashnore. Ai që e mohon besimin, vepra e tij ka rënë, dhe në ahiret, ai do të jetë mes të humburve.
    Shpjegime

    1) Për sa u përket ushqimeve që konsumojnë të krishterët, ne besojmë se për ne janë të lejuara ato ushqime, që janë therur e gatuar në atë mënyrë, që përputhet edhe me mënyrën që paraqet Kurani. Përndryshe, do të rezultonte se disa ushqime të cilësuara si haram, që nuk i konsumon në shtëpinë tënde, t’i konsumoje në shtëpinë e dikujt tjetër, vetëm se ky i fundit është nga ithtarët e Librit. Mënyra siç është popullarizuar konsumi i mishit të derrit në vendet e të ashtuquajtura të krishtera, na detyron të kemi kujdes përpara se të konsumojmë ushqimet e tyre, po kështu edhe produktet e tyre ushqimore, sepse mundet që ato të kenë përbërës të ndryshëm të derrit. Përveç kësaj, Profeti s.a.v.s. na këshillon që përpara se të konsumojmë mishin ose produktet e mishit që vijnë nga burime të tilla, edhe nëse ato nuk hyjnë në kategorinë e përmendur në ajetin 5:4, këshillohet të thuash “Bismil-lah” (me emrin e Allahut) dhe pastaj ta konsumosh (Buhari, nr. 5507). Sipas Ibni Abasit r.a., fjala “ushqim i tyre” në këtë ajet nënkupton kafshën e therur nga ithtarët e Librit (Buhari, nr. 5508).

    2) Lexoni 2:222.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp