5 : 4 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • حُرِّمَتۡ عَلَیۡکُمُ الۡمَیۡتَۃُ وَ الدَّمُ وَ لَحۡمُ الۡخِنۡزِیۡرِ وَ مَاۤ اُہِلَّ لِغَیۡرِ اللّٰہِ بِہٖ وَ الۡمُنۡخَنِقَۃُ وَ الۡمَوۡقُوۡذَۃُ وَ الۡمُتَرَدِّیَۃُ وَ النَّطِیۡحَۃُ وَ مَاۤ اَکَلَ السَّبُعُ اِلَّا مَا ذَکَّیۡتُمۡ ۟ وَ مَا ذُبِحَ عَلَی النُّصُبِ وَ اَنۡ تَسۡتَقۡسِمُوۡا بِالۡاَزۡلَامِ ؕ ذٰلِکُمۡ فِسۡقٌ ؕ اَلۡیَوۡمَ یَئِسَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا مِنۡ دِیۡنِکُمۡ فَلَا تَخۡشَوۡہُمۡ وَ اخۡشَوۡنِ ؕ اَلۡیَوۡمَ اَکۡمَلۡتُ لَکُمۡ دِیۡنَکُمۡ وَ اَتۡمَمۡتُ عَلَیۡکُمۡ نِعۡمَتِیۡ وَ رَضِیۡتُ لَکُمُ الۡاِسۡلَامَ دِیۡنًا ؕ فَمَنِ اضۡطُرَّ فِیۡ مَخۡمَصَۃٍ غَیۡرَ مُتَجَانِفٍ لِّاِثۡمٍ ۙ فَاِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۴﴾
    5 : 4 Ju ndalohen ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që është therur a blatuar në emër të dikujt tjetër pos Allahut, ajo që është e mbytur, e vrarë, e rrëzuar, e vrarë nga goditja e brinjëve, ajo që kanë ngrënë egërsirat, përveçse nëse e keni therur (përpara se të ngordhej), ajo që është e therur në altarin e të adhuruarve të rremë dhe, (ju ndalohet) gjithashtu, të ndani pjesët mes jush duke hedhur shigjetat e fatit. Këto janë ligësi. Sot kanë humbur shpresën mohuesit (të ndërhyjnë) në fenë tuaj. Andaj, mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje. Sot kam përsosur fenë tuaj për ju dhe jua kam plotësuar bekimin Tim dhe kam pëlqyer Islamin për ju si fe. Kushdo që detyrohet nga uria e madhe (të hajë diçka të ndaluar), duke mos qenë i anuar nga mëkati, (le ta dijë se) Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
    Shpjegime

    Fjala arabe khinzir (derr) është e përbërë nga fjalët khinz dhe ara, që do të thotë: unë atë e shoh të ndytë e të ligë. Khinz do të thotë e ndytë dhe ara do të thotë unë shoh. Nga kjo, del në pah edhe arsyeja e ndalimit të saj, sepse sipas ligjit të natyrës, mishi i një kafshe të tillë të paturpshme e të ndyrë në trupin dhe shpirtin e njeriut ndikon ndyrazi, sepse edhe ushqimet medoemos ndikojnë në shpirtin e njeriut. Prandaj, nuk ka dyshim që një e keqe e tillë, ka ndikim negativ. Nisur nga vetitë e kësaj kafshe, mund të pohojmë se mishi i saj ul ndjenjën e turpit dhe shfrenon epshet. Sheriati Islam e ndalon edhe mishin e kafshës së ngordhur, sepse edhe ai ndikon me natyrën e vet tek ai që e ha. Mishi i saj është edhe i dëmshëm për shëndetin. Kafshët që ngordhin dhe ndërkohë gjaku u mbetet në trup, për shembull ajo që mbytet ose që ngordh nga rrahjet, të gjitha këto përfshihen në kategorinë e kafshëve të cofëta. Të gjitha këto janë të ndaluara jo vetëm për arsye shëndetësore, por edhe për arsye se ato ndikojnë edhe në shpirt. Sipas Islamit të gjitha lëvizjet e trupit të njeriut, ndikojnë edhe te shpirti i tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp