5 : 3 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تُحِلُّوۡا شَعَآئِرَ اللّٰہِ وَ لَا الشَّہۡرَ الۡحَرَامَ وَ لَا الۡہَدۡیَ وَ لَا الۡقَلَآئِدَ وَ لَاۤ آٰمِّیۡنَ الۡبَیۡتَ الۡحَرَامَ یَبۡتَغُوۡنَ فَضۡلًا مِّنۡ رَّبِّہِمۡ وَ رِضۡوَانًا ؕ وَ اِذَا حَلَلۡتُمۡ فَاصۡطَادُوۡا ؕ وَ لَا یَجۡرِمَنَّکُمۡ شَنَاٰنُ قَوۡمٍ اَنۡ صَدُّوۡکُمۡ عَنِ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ اَنۡ تَعۡتَدُوۡا ۘ وَ تَعَاوَنُوۡا عَلَی الۡبِرِّ وَ التَّقۡوٰی ۪ وَ لَا تَعَاوَنُوۡا عَلَی الۡاِثۡمِ وَ الۡعُدۡوَانِ ۪ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ شَدِیۡدُ الۡعِقَابِ ﴿۳﴾
    5 : 3 O ju që besuat! Mos çnderoni vendet e shenjta të Allahut, as muajin e shenjtë, as kurbanet, as kafshët e shënuara për kurban, as ata që janë nisur për Shtëpinë e shenjtë duke kërkuar bekim dhe pëlqim prej Zotit të tyre! Kur të liroheni nga ihrami, (mund të) bëni gjueti. Nuk duhet t’ju nxisë armiqësia ndaj një populli pse ai ju ka ndaluar nga Xhamia e shenjtë, që ju ta keqtrajtoni. Bashkëpunoni me njëri-tjetrin për mirësinë dhe druajtjen dhe mos bashkëpunoni për mëkatin dhe keqtrajtimin. Kini druajtje ndaj Allahut! Sigurisht, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
    Shpjegime

    Ajeti i 3-të dhe i 9-të i kësaj sureje porosisin për drejtësinë absolute edhe ndaj armikut, armiqësia me të cilin mund të jetë për shkaqe materiale apo fetare. Kështu, ajeti i 3-të thotë se nuk ju lejohet të bëni padrejtësi as ndaj atij armiku, që ju ka ndaluar të shkoni në Qabe. Umeti musliman, po t’i zbatonte këto dy ajete, kurrë nuk do të devijonte. Lexoni edhe 5:9.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp