4 : 160 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنۡ مِّنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ اِلَّا لَیُؤۡمِنَنَّ بِہٖ قَبۡلَ مَوۡتِہٖ ۚ وَ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ یَکُوۡنُ عَلَیۡہِمۡ شَہِیۡدًا ﴿۱۶۰﴾ۚ
    4 : 160 Nuk do të ketë asnjë (palë) nga ithtarët e Librit, përveçse do të besojë në të, përpara vdekjes së tij. Dhe Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar mbi ta.
    Shpjegime

    Fjalët “Nuk do të ketë asnjë nga ithtarët e Librit” mund të kenë dy kuptime: 1) “nuk do të ketë asnjë njeri nga ithtarët e Librit që nuk do ta besojë atë, përpara vdekjes së tij” dhe 2) “nuk do të ketë asnjë palë nga ithtarët e Librit që nuk do ta besojë atë, përpara vdekjes së tij” dhe pikërisht kjo e dyta është e saktë. Shumë hoxhallarë marrin variantin e parë për ta provuar se ngaqë ithtarët e Librit nuk e kanë besuar ende, ai nuk ka vdekur, gjë që së pari është një pretendim bosh, sepse miliona hebrenj kanë vdekur, të cilët as para vdekjes së tyre dhe as para “vdekjes” së Isait a.s. nuk e kanë besuar atë. Së dyti, Kurani parashikon se mëria dhe grindja fetare mes judenjve e të krishterëve do të vijojnë deri në Ditën e Kiametit (5:15; 5:65), po kështu, parashikon se judenjtë deri në Ditën e Kiametit do të jenë të detyruar t’u nënshtrohen disa të krishterëve që e quajnë Jezusin a.s. si të drejtë dhe të vërtetë (3:56). Nisur nga këto deklarata të Zotit, ky ajet nuk mund të ketë kuptimin që bëjnë hoxhallarët në fjalë për ta mbështetur idenë e tyre se Isai a.s. është i gjallë dhe do të zbresë prej qiellit. Kuptimi i dytë që nënkupton “palën” është i saktë për arsye se Hazret Mesihu a.s. ndërroi jetë pas mërgimit drejt fiseve të humbura izraelite, në një kohë kur e kishin besuar njerëzit nga secili fis dhe kjo ndodhi në Kashmir (lexoni 23:51).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp