4 : 158 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ قَوۡلِہِمۡ اِنَّا قَتَلۡنَا الۡمَسِیۡحَ عِیۡسَی ابۡنَ مَرۡیَمَ رَسُوۡلَ اللّٰہِ ۚ وَ مَا قَتَلُوۡہُ وَ مَا صَلَبُوۡہُ وَ لٰکِنۡ شُبِّہَ لَہُمۡ ؕ وَ اِنَّ الَّذِیۡنَ اخۡتَلَفُوۡا فِیۡہِ لَفِیۡ شَکٍّ مِّنۡہُ ؕ مَا لَہُمۡ بِہٖ مِنۡ عِلۡمٍ اِلَّا اتِّبَاعَ الظَّنِّ ۚ وَ مَا قَتَلُوۡہُ یَقِیۡنًۢا ﴿۱۵۸﴾ۙ
    4 : 158 dhe për shkak të fjalës së tyre: “Ne me siguri e kemi vrarë Mesihun, Isain birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Ata as nuk e vranë dhe as nuk e kryqëzuan atë, por ashtu u është dukur atyre. Ata që patën kundërshtime në lidhje me të, me siguri ranë në dyshim për të. Përveç ndjekjes së hamendjes, ata nuk kanë aspak dije rreth tij. Ata me siguri nuk e vranë dot atë;
    Shpjegime

    1) Fjala “salebe” nuk domethënë vetëm të rrijë i varur në kryq e pastaj të hiqet, por do të thotë të arrihet qëllimi i kryqëzimit, pra, personi të ekzekutohet me anë të kryqëzimit. Pra, të vritet në kryq (Mufredat). Shumë njerëz mund të varen në kryq dhe të nxirren të gjallë prej tij dhe asnjëherë nuk mund të thuhet se ata u kryqëzuan. Në fund të ajetit, edhe njëherë është theksuar si përfundim, se ata nuk kanë qenë të suksesshëm për ta vrarë Mesihun.

    2) Fjalët “ashtu u është dukur atyre” disa dijetarë i keqinterpretojnë duke thënë se dikush tjetër u shndërrua në Mesih dhe ai u kryqëzua në vend të tij, por frazeologjia e gjuhës arabe nuk e lejon një kuptim të tillë, sepse duhej të përmendej edhe personi që iu përngjau kaq shumë Mesihut, saqë u bë identik si ai. Fjalët “ashtu u është dukur atyre” qartazi tregojnë se autorët e krimit ranë në dyshime dhe e gjithë çështja iu bë e dyshimtë. Hazret Imam Raziu r.a., në komentim të këtij ajeti shkruan: “… ata ranë në dyshim” (Razi, nën ajetin 4:157).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp