4 : 153 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رُسُلِہٖ وَ لَمۡ یُفَرِّقُوۡا بَیۡنَ اَحَدٍ مِّنۡہُمۡ اُولٰٓئِکَ سَوۡفَ یُؤۡتِیۡہِمۡ اُجُوۡرَہُمۡ ؕ وَ کَانَ اللّٰہُ غَفُوۡرًا رَّحِیۡمًا ﴿۱۵۳﴾٪
    4 : 153 Dhe ata që besuan Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë ndarje midis asnjërit prej tyre, pikërisht atyre Ai do t’u japë shpërblimet e tyre. Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
    Shpjegime

    Ajetet 151-153: Në këto ajete Zoti e lidhi besimin në Të me besimin edhe në të dërguarit e Tij. Pra, nuk mund të bësh ndarje mes Zotit dhe të dërguarve të Tij. Zoti e ka gdhendur te njeriu aftësinë për të pranuar Njëshmërinë e Zotit, por këtë mund ta krahasonim me shkëndijën që “gjendet” në gur. Profeti, pra i dërguari i Zotit është si strall që e godet gurin dhe ndez shkëndijën e Njëshmërisë së Zotit në zemrën e njeriut. Kështu që, kur njëshmëria e Zotit zhduket nga ndonjë vend, vetëm i dërguari i Tij e risjell atë. Zoti është një thesar i fshehtë dhe Ai e zbulon Veten përmes profetit. Andaj, besimi në të dy është i domosdoshëm. Veç kësaj, ajetet 151-152 hedhin poshtë ideologjinë e atyre që i mohojnë kategorikisht hadithet, sepse flasin për njerëzit që tentojnë të bëjnë ndarje midis fjalës së Allahut dhe asaj të të Dërguarit, madje, që e refuzojnë fjalën e të Dërguarit. Ajeti 153 e përforcon edhe më shumë idenë se ata që vërtet besojnë Allahun dhe të Dërguarin, nuk bëjnë asnjë ndarje midis thënieve të Allahut dhe të të Dërguarit. Lexoni 6:165.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp