4 : 146 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ الۡمُنٰفِقِیۡنَ فِی الدَّرۡکِ الۡاَسۡفَلِ مِنَ النَّارِ ۚ وَ لَنۡ تَجِدَ لَہُمۡ نَصِیۡرًا ﴿۱۴۶﴾ۙ
    4 : 146 Sigurisht, hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të zjarrit, dhe ti nuk mund të gjesh dot ndonjë ndihmës për ta.
    Shpjegime

    Hipokritët janë më të këqij se mohuesit, sepse mohuesi ka guximin dhe forcën vendimore, prandaj kundërshton dhe tregon hapur mendimin e vet. Por hipokriti është frikacak, nuk ka forcë vendimore dhe e fsheh të vërtetën. Po kështu, një musliman që pretendon të jetë edhe dijetar, edhe i dëlirë, nëse provohet të jetë hipokrit në sjelljen e tij, për të nuk ka poshtërim më të madh se kjo. Andaj, hipokriti është në gjendjen më të ulët.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp