4 : 137 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اٰمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ وَ الۡکِتٰبِ الَّذِیۡ نَزَّلَ عَلٰی رَسُوۡلِہٖ وَ الۡکِتٰبِ الَّذِیۡۤ اَنۡزَلَ مِنۡ قَبۡلُ ؕ وَ مَنۡ یَّکۡفُرۡ بِاللّٰہِ وَ مَلٰٓئِکَتِہٖ وَ کُتُبِہٖ وَ رُسُلِہٖ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلٰلًۢا بَعِیۡدًا ﴿۱۳۷﴾
    4 : 137 O ju që besuat! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin që është zbritur mbi të Dërguarin e Tij dhe Librin që është zbritur më përpara. Ai që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Ahiretit, është zhytur në devijim të thellë.
    Shpjegime

    Njëherë Profeti s.a.v.s. ishte ulur përjashta me sahabët e tij, ndërkohë erdhi një njeri dhe e pyeti — Çfarë është besimi? – Të besosh në Allah, në engjëjt e Tij, në takimin me Të, në të Dërguarit e Tij dhe në ringjalljen pas vdekjes –, iu përgjigj Profeti s.a.v.s.. Më pas, ai e pyeti – Çfarë është Islami? dhe Profeti s.a.v.s. i shpjegoi edhe Islamin dhe disa gjëra të tjera të rëndësishme. Pastaj ai u çua dhe u largua. Profeti s.a.v.s. u tha sahabëve – Shkoni dhe thirreni prapë, por aty nuk kishte njeri. Profeti s.a.v.s. tha – Ky ishte Xhibraili, i cili erdhi për t’ua mësuar njerëzve fenë e tyre (Buhari, nr. 50).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp