4 : 120 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ لَاُضِلَّنَّہُمۡ وَ لَاُمَنِّیَنَّہُمۡ وَ لَاٰمُرَنَّہُمۡ فَلَیُبَتِّکُنَّ اٰذَانَ الۡاَنۡعَامِ وَ لَاٰمُرَنَّہُمۡ فَلَیُغَیِّرُنَّ خَلۡقَ اللّٰہِ ؕ وَ مَنۡ یَّتَّخِذِ الشَّیۡطٰنَ وَلِیًّا مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ فَقَدۡ خَسِرَ خُسۡرَانًا مُّبِیۡنًا ﴿۱۲۰﴾ؕ
    4 : 120 dhe do t’i devijoj, do t’u ngjall shpresa dhe do t’i urdhëroj që ata t’u presin veshët bagëtive, gjithashtu, do t’i urdhëroj që ata të ndryshojnë krijimin e Allahut”. E kushdo që bën djallin shok, duke e lënë Allahun, ka pësuar humbje të qartë.
    Shpjegime

    Ky ajet bëri një profeci të jashtëzakonshme, që, do të vinte një kohë, kur njeriu do të tentojë të bëjë ndryshime në krijimet e Allahut, siç ndodh sot, me anë të inxhinierisë gjenetike. Ngaqë kjo është një punë djallëzore, ndaj, Kurani thotë se njerëzit që do të përfshihen në këtë punë, do të pësojnë humbje të hapur dhe do të meritojnë edhe ndëshkimin e xhehenemit. Ndër profecitë e Kuranit në lidhje me shpikje të ndryshme të botës moderne, siç duket, kjo është e vetmja që ka edhe kambanë alarmi me vete. Kurani i Shenjtë ka plot profeci të tjera të kësaj natyre, por asnjëra prej tyre nuk bën alarm të tillë. Kjo tregon se inxhinieria gjenetike është e lejuar deri në masën ku krijimi i Allahut përdoret për qëllime mbrojtëse a shëndetësore. Nëse njeriu do ta përdorë atë për të bërë ndryshime në krijimin e Zotit, do të përballet me dëme kolosale. Sot një pjesë e shkencëtarëve gjithashtu e kundërshtojnë shfrytëzimin e kësaj shkence për të bërë ndryshime në krijimin e Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp