4 : 95 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا ضَرَبۡتُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ فَتَبَیَّنُوۡا وَ لَا تَقُوۡلُوۡا لِمَنۡ اَلۡقٰۤی اِلَیۡکُمُ السَّلٰمَ لَسۡتَ مُؤۡمِنًا ۚ تَبۡتَغُوۡنَ عَرَضَ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا ۫ فَعِنۡدَ اللّٰہِ مَغَانِمُ کَثِیۡرَۃٌ ؕ کَذٰلِکَ کُنۡتُمۡ مِّنۡ قَبۡلُ فَمَنَّ اللّٰہُ عَلَیۡکُمۡ فَتَبَیَّنُوۡا ؕ اِنَّ اللّٰہَ کَانَ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرًا ﴿۹۵﴾
    4 : 95 O ju që besuat! Kur të udhëtoni në rrugën e Allahut, sigurohuni, dhe ai që ju jep selam, mos i thoni: “nuk je besimtar”. Doni pasurinë e jetës së kësaj bote, atëherë tek Allahu ka plot bekime. Kështu ishit ju më parë, pastaj Allahu ju ka bërë mirësi, prandaj, sigurohuni. Sigurisht, Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni.
    Shpjegime

    Ky ajet është i qartë si drita e diellit që nuk duhet të merrni si armik kë të doni. Për të dalluar dikë si joarmik, ju mjafton përshëndetja e tij me “selam” (paqe). Është vërtet befasuese sesi “dijetarët” e devijuar të kësaj kohe, selamit të tjetrit i përgjigjen me dhunë. Gjykimi nga ana e njerëzve bëhet duke parë anën e jashtme, pasi brendinë e sheh vetëm Zoti. Andaj, askush nuk ka të drejtë të quajë dikë tjetër qafir (mohues; jomusliman) në kuptimin ligjor të fjalës, kur ai pohon duke thënë — unë jam musliman. Edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Ai që falet si ne, kiblen tonë e merr si kiblen e vet dhe ha mishin që therim ne, është musliman dhe është në përgjegjësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Prandaj, mos mashtroni në lidhje me përgjegjësinë e Allahut” (Buhari, nr. 391). Ky ajet parashtron një rast lufte, që është një rast ekstrem, dhe na thotë: nëse paragjykoni përshëndetjen e tjetrit dhe e quani mashtrues, do të thotë se ju po i jepni përparësi botës materiale mbi ahiretin dhe mbi pëlqimin e Zotit, dhe do të quheni zhvatës të pasurisë së tij duke e cilësuar armik. Lexoni edhe 49:12.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp