4 : 70 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَنۡ یُّطِعِ اللّٰہَ وَ الرَّسُوۡلَ فَاُولٰٓئِکَ مَعَ الَّذِیۡنَ اَنۡعَمَ اللّٰہُ عَلَیۡہِمۡ مِّنَ النَّبِیّٖنَ وَ الصِّدِّیۡقِیۡنَ وَ الشُّہَدَآءِ وَ الصّٰلِحِیۡنَ ۚ وَ حَسُنَ اُولٰٓئِکَ رَفِیۡقًا ﴿ؕ۷۰﴾
    4 : 70 Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata që Allahu i ka bekuar, (pra, do të jetë) ndër Profetët, të vërtetët, dëshmorët dhe të dëlirët. Sa shoqëri e mbarë janë këta!
    Shpjegime

    Ky ajet ka disa tregues që kërkojnë vëmendje. Së pari, fjala “i Dërguari” i referohet Profetit Muhammed s.a.v.s.. Së dyti, thuhet se nëse do t’i bindeni këtij të dërguari, do të bëheni ndër ata, në të cilët përfshihen profetët, të vërtetët, dëshmorët dhe të dëlirët. Kjo tregon se me ndjekjen e Profetit Muhammed s.a.v.s. dikush mund të bëhet edhe profet. Disa dijetarë këmbëngulin se parafjala “ma’a” (me) ka kuptimin që ndjekësit e Profetit Muhammed s.a.v.s. do të jenë bashkë me Profetët dhe vetë nuk do të jenë profetë. Një përkthim a komentim i tillë është fyerje ndaj tij, sepse në këtë rast do t’u duhet të thonë se ndjekësit e Profetit Muhammed s.a.v.s. do të jenë bashkë me Profetët, kurse vetë nuk do të jenë të tillë, do të jenë bashkë me të vërtetët, kurse vetë nuk do të jenë të tillë, do të jenë bashkë me dëshmorët, kurse vetë nuk do të jenë të tillë dhe do të jenë bashkë me të dëlirët dhe vetë nuk do të jenë të tillë. Parafjala “ma’a” (me), në shumë ajete të Kuranit të Shenjtë, ka kuptimin e parafjalës “ndër”. Për shembull: 3:194, 4:147, 5:84, 15:32 etj.. Përveç kësaj, pas fjalëve “me ata që Allahu i ka bekuar”, vijnë fjalët “minen-nebijjīn” (me Profetët), në këtë rast parafjala “min” në gjuhën arabe është “bejanijeh”, çka jep kuptimin e parafjalës “ndër”. Lexoni edhe 33:41; 22:76.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp