4 : 59 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ اللّٰہَ یَاۡمُرُکُمۡ اَنۡ تُؤَدُّوا الۡاَمٰنٰتِ اِلٰۤی اَہۡلِہَا ۙ وَ اِذَا حَکَمۡتُمۡ بَیۡنَ النَّاسِ اَنۡ تَحۡکُمُوۡا بِالۡعَدۡلِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ نِعِمَّا یَعِظُکُمۡ بِہٖ ؕ اِنَّ اللّٰہَ کَانَ سَمِیۡعًۢا بَصِیۡرًا ﴿۵۹﴾
    4 : 59 Sigurisht, Allahu ju urdhëron t’ua dorëzoni amanetet atyre që u takojnë, dhe, kur të qeverisni njerëzit, të qeverisni me drejtësi. Është shumë e mirë ajo që ju këshillon Allahu. Pa dyshim, Allahu është Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.
    Shpjegime

    Në këtë ajet, fjala amanetet nënkupton të drejtën e zgjedhjes për të qeverisur. Kështu që, edhe vota është një amanet, të cilën duhet t’ia japësh atij që e meriton. Kjo quhet demokraci e drejtë. Dhe, pasi të kesh marrë qeverisjen me mirëbesim, duhet të punosh me drejtësi dhe jo për interesa partiake. Në demokraci të gënjeshtërta të kohës aktuale, standardi i drejtësisë zbatohet vetëm për anëtarët e partisë në pushtet, ndërsa me të tjerët, jo.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp