4 : 25 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ الۡمُحۡصَنٰتُ مِنَ النِّسَآءِ اِلَّا مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ ۚ کِتٰبَ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ ۚ وَ اُحِلَّ لَکُمۡ مَّا وَرَآءَ ذٰلِکُمۡ اَنۡ تَبۡتَغُوۡا بِاَمۡوَالِکُمۡ مُّحۡصِنِیۡنَ غَیۡرَ مُسٰفِحِیۡنَ ؕ فَمَا اسۡتَمۡتَعۡتُمۡ بِہٖ مِنۡہُنَّ فَاٰتُوۡہُنَّ اُجُوۡرَہُنَّ فَرِیۡضَۃً ؕ وَ لَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ فِیۡمَا تَرٰضَیۡتُمۡ بِہٖ مِنۡۢ بَعۡدِ الۡفَرِیۡضَۃِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ کَانَ عَلِیۡمًا حَکِیۡمًا ﴿۲۵﴾
    4 : 25 Dhe (ju janë ndaluar edhe) gratë që kanë bashkëshortë, përveç atyre që janë në pronësinë tuaj. Kjo për ju është një detyrim nga Allahu. Dhe ju lejohen ato që janë jashtë kësaj, që ju t’i kërkoni me anë të pasurisë suaj, si të ndershëm e jo të shthurur. Jepuni si detyrim dhuratën e tyre martesore, për shkak të dobisë që keni pasur nga ato. Pasi të keni caktuar dhuratën martesore, nuk është gjynah për ju nëse gjeni mirëkuptim (për ndonjë ndryshim). Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
    Shpjegime

    Fjala ihsan që vjen në këtë ajet, rrjedh nga hisn, e cila do të thotë kështjellë. Kurorëzimi (nikahu) u quajt ihsan për arsye se përmes tij njeriu hyn në “kështjellën” e sigurt të dëlirësisë dhe shpëton nga imoraliteti dhe nga shikimi i ndaluar. Më pas, duke pasur pasardhës, fiton jetëgjatësi. Po kështu, edhe trupi i tij ruhet nga një sërë disbalancash e sëmundjesh. Andaj, nikahu në çdo aspekt luan rolin e një kështjelle për njeriun.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp