4 : 20 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا یَحِلُّ لَکُمۡ اَنۡ تَرِثُوا النِّسَآءَ کَرۡہًا ؕ وَ لَا تَعۡضُلُوۡہُنَّ لِتَذۡہَبُوۡا بِبَعۡضِ مَاۤ اٰتَیۡتُمُوۡہُنَّ اِلَّاۤ اَنۡ یَّاۡتِیۡنَ بِفَاحِشَۃٍ مُّبَیِّنَۃٍ ۚ وَ عَاشِرُوۡہُنَّ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ۚ فَاِنۡ کَرِہۡتُمُوۡہُنَّ فَعَسٰۤی اَنۡ تَکۡرَہُوۡا شَیۡئًا وَّ یَجۡعَلَ اللّٰہُ فِیۡہِ خَیۡرًا کَثِیۡرًا ﴿۲۰﴾
    4 : 20 O ju që besuat! Nuk ju lejohet që t’u merrni grave trashëgiminë me zor. Dhe mos i shqetësoni ato me qëllim që t’u merrni diçka nga ajo që ua keni dhënë, përveçse nëse ato bëjnë imoralitet hapur! Bashkëjetoni me to me mirësjellje! Nëse nuk i pëlqeni, atëherë mundet që ju të mos pëlqeni diçka, kurse Allahu të ketë lënë shumë të mira në të.
    Shpjegime

    Kurani i porosit burrat – Bashkëjetoni me gratë tuaja me mirësjellje. Edhe hadithi i Profetit s.a.v.s. e thekson – Më i miri prej jush është ai që është më i miri ndaj gruas së tij (Buhari, nr. 1977). Ky ajet nxit burrat të anashkalojnë shumë gjëra të cilat ata i shohin si të meta, duke thënë – “mundet që ju të mos pëlqeni diçka, kurse Allahu të ketë lënë shumë të mira në të”. Andaj, Islami i porosit burrat të sillen me butësi e me mirësi me gratë e tyre edhe në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë shpirtëror.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp