4 : 4 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنۡ خِفۡتُمۡ اَلَّا تُقۡسِطُوۡا فِی الۡیَتٰمٰی فَانۡکِحُوۡا مَا طَابَ لَکُمۡ مِّنَ النِّسَآءِ مَثۡنٰی وَ ثُلٰثَ وَ رُبٰعَ ۚ فَاِنۡ خِفۡتُمۡ اَلَّا تَعۡدِلُوۡا فَوَاحِدَۃً اَوۡ مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ ؕ ذٰلِکَ اَدۡنٰۤی اَلَّا تَعُوۡلُوۡا ؕ﴿۴﴾
    4 : 4 Nëse keni frikë se nuk do të bëni dot drejtësinë ndaj jetimeve, martohuni me gra që ju pëlqejnë: me dy, tri e katër. Por nëse keni frikë se nuk do të bëni dot drejtësinë, atëherë veç me një, ose me atë që keni në zotërimin tuaj. Kjo (mënyrë) është më afër që të mos bëni padrejtësi.
    Shpjegime

    Ky ajet nuk ju jep porosinë që patjetër duhet të martoheni me dy, tri ose katër gra, por thotë se maksimumi mund të keni katër gra në një kohë. Më parë, arabët nuk kishin asnjë kufi për sa i përket numrit të grave me të cilat mund të martoheshin. Në këtë kontekst, ky ajet më shumë të kufizon se sa të jep liri për martesën me shumë gra. Së dyti, kjo leje është e lidhur me rrethanat specifike, si ajo e luftës, kur shumë gra mbeten të veja, lind nevoja e sistemimit të grave të palës së pushtuar dhe, gjithashtu, rritja drastike e numrit të jetimëve e kërkon një leje të tillë, pasi një njeri me një grua, nuk mban dot jetimët jashtë kapaciteteve të tij. Në këto rrethana, i është dhënë leje njeriut të martohet me më shumë se një grua, por edhe kjo leje e kushtëzon atë të bëjë drejtësi. Ky ajet, në të dyja skajet e tij, e përmend si kusht drejtësinë. Ata që thjesht duan të përfitojnë nga kjo leje dhe martohen me një grua të dytë, duke e lënë të parën si “të braktisur”, absolutisht nuk veprojnë sipas mësimeve të Islamit, por ndjekin vetëm dëshirat vetjake.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp